Rumani, Korrupsioni lë në arrest ish-Ministrin e Financave

Vetëm dy javë pasi dha dorëheqjen pas akuzave për korrupsion, Ministri rumun i Financave, Darius Valkov është ndaluar nga policia dhe lënë në “arrest shtëpie” nga gjykata, prej nga edhe do të presë zhvillimin e seancave gjyqësore ndaj tij.

Me kërkesë të Presidentit Klaus Lohanis dhe opozitarëve të Partisë Liberale, Parlamenti rumun votoi të enjten për heqjen e imunitetit të Valkov, i cili ishte gjithashtu deputet.

Ai akuzohet se ka përfituar deri në 2 milion euro si ryshfete për të dhënë një kontratë të rëndësishme ndërtimi në kohën kur ishte kryetar i Bashkisë së qytetit Slatina.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas nisjes së hetimeve disa javë më parë, prkurorët gjetën në shtëpinë e tij shuma të mëdha parash cash, shufra ari si dhe tre piktura të çmuara të impresionizmit francez.

Swiss Digital Mobile Reklama

Akuzat ndaj ish-Ministrit të Financave janë një tjetër goditje për kryeministrin Viktor Ponta, pas humbjes në zgjedhjet presidenciale të dhjetorit 2014 dhe nisjes së çështjeve gjyqësore për kunatin dhe vjehrrin e tij.

I konsideruar gjerësisht si një prej vendeve më të korruptuara të Bashkimit Europian, Presidenti i ri rumun, Klaus Lohannis, me origjinë gjermane, është zotuar se do të japë kontributin e tij në përmirësimin e imazhit të vendit.

Me mbështetjen e tij, opozita mund të kërkojë edhe një seancë votebesimi mbi kabinetin “Ponta” në muajt e ardhshëm.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?