Rumania arreston për korrupsion zv/guvernatorin

Zëvendës-guvernatori i Bankës Kombëtare rumune, Bogdan Olteanu u arrestua nga Direktorati Kombëtar Antikorrupsion (DNA) me dyshimin se ka kërkuar dhe marrë një milion euro ryshfet si edhe mbështjetje elektorale nga biznesmeni Sorin Ovidiu Vintu, në shkëmbim të caktimit të një personi si guvernator i  Deltës së Danubit gjatë periudhës korrik-nëntor 2008.

”Paratë e përfituara ishin dërguar në selinë e një partie politike”, sipas DNA-së.

Burime të ndryshme thanë për agjencinë zyrtare rumune të lajmeve, AGERPRES, se Olteanu kishte pranuar se kishte diskutuar me Vintun për caktimin e gazetarit Liviu Mihaiu si guvernator i Deltës së Danubit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ato shtuan se Olteanu nuk kishte pranuar marrjen e parave në shkëmbim të këtij emërimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, burimet dyshojnë se Olteanu i kishte marrë paratë me anë të një ndërmjetësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?