Rumanisë i vdes mbretëresha

Mbretëresha Anne e Rumanisë, e njohur edhe me emrin e saj rumun, Ana, vdiq dje në Morges Hospital në Zvicër, në moshën 92-vjeçare, njoftoi zyra e shtypit e mbretit rumun, Mihai.

”Në momentet e fundit të mbretëreshës, me të ishin princeshat Margareta, Elena, Maria si edhe princi Radu, ndërkohë që mbreti vinte çdo ditë në spital. Një ditë para vdekjes mbretëreshën e vizitoi edhe prifti i kishës ‘Saint Mary’s of Morges”, thuhet në komunikatën e rastit të zyrës së sipërcituar.

Sipas traditës funerale mbretërore rumune, trupi i mbretëreshës Anne do të vendoset për homazhe në kështjellën ”Hall of Honour of Peles”, pastaj në Pallatin Mbretëror në Bukuresht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Funerali i fundit mbretëror në Rumani është bërë më 24 korrik 1938, kur vdiq mbretëresha Maria.

Swiss Digital Mobile Reklama

Familja mbretërore do të dekretojë shtatë ditë zi pas funeralit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?