Rusët dalin në protestë kundër luftës, mbi 700 të arrestuar në 40 qytete
Bota E Enjte, 24 Shkurt 2022 19:07
Populli rus është kundër luftës. Policia ruse ka arrestuar më shumë se 700 persona në protestat kundër bombardimeve në Ukrainë. Demonstratat ishin organizuar në 40 vende të ndryshme, duke përfshirë edhe kryeqytetin, Moskën. Autoritetet ruse të enjten paralajmëruan qytetarët se pjesëmarrja në protestat kundër luftës mund të çojë në ndjekje penale dhe akuza penale.