Rusët shndërrojnë maskat në karburant
Shkencëtarët rusë janë fort të bindur se kanë krijuar një makinë për asgjësimin e maskave të fytyrës dhe t’i riciklojnë ato për t’i përdorur si karburant dhe për asfaltim rrugësh.
Puna e madhe është bërë në Institutin e Termofizikës në Novosibirsk, dega siberiane e Akademisë Ruse të Shkencave.
Sipas Vladimir Burmatov, kryetar i Komitetit Shtetëror i Dumës për Mbrojtje të Ekologjisë dhe Mjedisit, rreth 12 deri 15 milionë njësi të mbetjeve mjekësore po gjenerohen vetëm nga Rusia.
Mirëpo është gjetur një zgjidhje. Pavel Domarev, studiues në Institutin e Termofizikës, shpjegon se si reaktori i plazmës termale po ia del të riciklojë 6 mijë maska në orë në një temperaturë nga 1 mijë e 200 deri në 1 mijë e 400 gradë celsius.
“Pajisja e gazifikimit të plazmës së mbetjeve parashihet që të asgjësojë, neutralizojë dhe transformojë në gaz të gjitha llojet e mbetjeve nën temperatura të larta. Atëherë ndodh dekompozimi i plotë i elementeve të ndërlikuara kimike dhe lidhjeve të gazit të thjeshtë. Është e mundshme që të asgjësohen mbetjet mjekësore dhe t’i neutralizojë ato, dhe sipas eksperimenteve të fundit të arrihet te gazi sintetik”.
Gazi sintetik – një përzierje e monoksidit të karbonit dhe oksigjenit – mund të përdoret si karburant në industrinë e energjisë. Skoria e vitrifikuar mund të përdoret për të krijuar trotuare dhe mjete për ndërtimin e fasadave.
Ekipi tani është duke punuar për ta rritur fuqinë e reaktorit për t’ia mundësuar që të përpunojë deri në 150 kilogramë mbetje mjekësore për një orë.
Reaktori është vat në të cilin ndodh reagimi industrial kimik. Dhe rreth tij ka folur një tjetër anëtare e Institutit të Termofizikës, Lyudmila Perepechko.
“Ky reaktor është shumë i rëndësishëm tani kur kemi nevojë ta asgjësojmë virusin, ku përfshihen maskat, rrobat dhe mjetet e tjera që po i përdorim për ta luftuar virusin. Temperaturat e larta na e mundësojnë që t’i eliminojmë plotësisht. Po ashtu riciklohen për 100 për qind në një prodhim të nevojshëm si gazi sintetik dhe skoria”.
Aktualisht, reaktori funksionon me rrymë, mirëpo ekipi po shpreson të kalojnë në gaz sintetik, pasi do të kenë shumë më pak shpenzime.
Sipas Institutit të Termofizikës, negociatat janë në rrugë e sipër me ndërmarrjet kineze e polake, po ashtu edhe me organizatat ruse të cilat duan ta blejnë reaktorin.