Rusi, guvernatori kapet me ryshfet 400 mijë euro

Hetuesit rusë arrestuan një guverntaor rajonal, pasi e kapën duke marrë një rryshfet prej 400 mijë eurosh.

Rastit në fjalë i shkon përshtat shprehja me presh në dorë, pasi guvernatori i rajonit Kirov, Nikita Belik u arrestua në një restorant dhe në fotot publikuara shfaqet me shuma të mëdha parash në tryezë.

Belik njihet si një kritik i Kremlinit, por hetuesit thonë se arrestimi i tij nuk është politik. Ai akuzohet se ka marrë rryfshet personalisht dhe përmes ndërmjetësve për të mbrojtur interesa të dyshimta biznesesh në rajonin Kirov që drejton.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetë Belik nuk ka bërë asnjë koment për arrestimin, mbase edhe për shkak të fotove që nuk lënë vend për dyshime. Megjithatë, mbështetësit e tij kanë protestuar kundër arrestimit të Belik dhe thonë se gjithçka është e sajuar meqë ai është një kundërshtar i qeverisë qendrore në Moskë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, prokurorët rusë thanë se histeria e mbështetësve të tij nuk ka vend, pasi arrestimi i tij nuk ka sfond politik. Nikita Belik bëhet kështu guvernatori i tretë rus që arrestohet me dyshimet për korrupsion brenda nëj viti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?