RUSI – Kremlini: U shprehëm se e respektojmë, por jo se e njohim votimin rebel në Ukrainë

“Në parim, ne respektojmë shprehjen e vullnetit të atyre që morrën pjesë në votime”, deklaroi këshilltari i Kremlinit për çështjet ndërkombëtare, Iouri Ouchakov.

“Pozicioni zyrtar i Rusisë u shpreh në një komunikatë të shkurtër por të qartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme mbi rezultatin e zgjedhjeve, që u zhvilluan në territoret nën kontroll të rebelëve në lindje të Ukrainës”, shtoi ai. “Aty është përdorur fjala respekt. Kjo fjalë u zgjodh me qëllim”, vazhdoi Ouchakov. Republikat e vetëshpallura të Luganskut dhe Donetskut nën kontrollin e rebelëve prorusë organizuan të dielën votimet e tyre për të zgjedhur Parlamentin e tyre dhe presidentin. Krerët evropianë i kërkuan presidentit rus Vladimir putin që të mos njohë këto votime, që përbëjnë një shkelje të unitetit të Ukrainës dhe të procesit të uljes së tensioneve në Lindje.

Ukraina reagoi duke izoluar territoret rebele, duke ndërprerë financimet e tyre dhe duke vendosur një kontrollim sistematik të pasaportave në kufij me zonat nën kontrollin e ushtrisë ukrainase.

SHKARKO APP