FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rusi, liderit opozitar Navalnyt nuk i lejohet të garojë për president

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi sot ka refuzuar kërkesën e aktivistit antikorrupsion dhe liderit opozitar, Aleksei Navalny, për të marrrë pjesë në zgjedhjet presidenciale kundër presidentit aktual, Vladimir Putin, në muajin mars të vitit të ardhshëm, duke thënë se ai nuk ka të drejtë të jetë kandidat për shkak të dënimit penal.

Komisioni tha se vendimi, me të cilin Navalny ishte dënuar me kusht dhe i cili shumë herë është përshkruar si i motivuar politikisht, nënkupton se ai nuk mund të garojë për president.

Prej 13 anëtarëve të komisionit, 12 kanë votuar kundër lejimit të Navalnyt për pjesëmarrje. Një anëtar i komisionit ka abstenuar, duke e cituar mundësinë e konfliktit të interesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas këtij vendimi, Aleksei Navalny ka kërkuar nga mbështetësit e tij që t’i bojkotojnë zgjedhjet presidenciale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?