Rusi, lirohet Aleksei Navalny

Kreu i opozitës ruse, Aleksei Navalny është lënë i lirë pas ndalimit një ditë më parë gjatë tubimit të thirrur prej tij për të protestuar kundër zgjedhjeve presidenciale të muajit mars.

Avokati i tij i tha shtypit vendas se Navalny është lënë i lirë pa u ngritur akuza ndaj tij, por i është kërkuar që të paraqitet më vonë në sallën e gjyqit, e ndoshta aty mund të përballet me një aktpadi. Më herët, policia bastisi zyrat e kryeopozitarit në Moskë dhe sekuestroi atje disa pajisje. Navalnyt, zërit më kritik ndaj Vladimir Putinit, i është ndaluar pjesëmarrja në zgjedhjet e 18 marsit.

Pak pas prangosjes, ai kishte shkruar në Twitter: “Arrestimi i një personi nuk ka asnjë kuptim nëse ne jemi shumë. Dikush të vijë e të zëvendësojë!”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i opozitës thotë se votimi i marsit duhet bojkotuar, duke i quajtur ato “pseudo-zgjedhje”. Arsyeja përse atij nuk i lejohet kandidimi është një dënim i pezulluar me burg, për të cilin Navalny këmbëngul se është krejtësisht i fabrikuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?