Rusi, më shumë se 80 000 ushtarë rusë angazhohen në manovra të gjera ushtarake

Më shumë se 80 000 ushtarë rusë janë angazhuar tashmë në të katër anët e Rusisë në manovra ushtarake të një shkalle të gjerë, një demostrim force duke vënë në përdorim luftanijet, sistemin mbrojtës anti-ajror, blindat dhe bombarduesit strategjikë, njoftoi sot shefi i shtabit të përgjithshëm i ushtrisë ruse.

“Numri i ushtarëve të përfshirë është tashmë në 80 000 dhe numri i avionëve ka arritur në 220”, theksoi shefi i shtabit të përgjithshëm rus, Valeri Guerasimov, cituar nga agjencia ruse e lajmeve ”Ria Novosti”. Ushtria ruse filloi javën e kaluar vendosjen e 8 000 mijë bombardueseve në gadishullin ukrainas të Krimesë, aneksuar në mars 2014 nga Rusia, dhe në jug-perëndim, në kufirin me Ukrainën.

Që prej ditës së hënë, demostrimi i forcës ka marrë përmasa më të gjera me urdhërin e presidentit rus, Vladimir Putin për organizim të menjëhershëm të manovrave ushtarake të papritura duke përfshirë dhe vendosjen e bombarduesve strategjikë në Krime apo 38 000 trupa në rajonin strategjik të Arktikut. “Më shumë se 3 000 ushtarë janë dërguar ndërkohë në ishullin Sakalin, afër Japonisë në ektremin lindor të Rusisë”, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.

Kjo vazhdë manovrash ushtarake, që do të zgjasë deri në fund të muajit mars, do të përfshijë gjithashtu zbarkimin e ushtarëve në Armeni dhe në dy republikat separatiste gjeorgjiane të Abkazisë dhe Osetisë së Jugut.

SHKARKO APP