Rusi, Merkel, Hollande dhe Putin arrijnë marrëveshje për paqe

Negociatat kontruktive dhe thelbësore mes Angela Merkel, François Hollande dhe Vladimir Putin kanë mundësuar arritjen e një marrëveshjeje për përgatitjen e një plani të ardhshëm paqeje duke përfshirë propozimet franko-gjermane dhe ato të presidentëve rus dhe ukrainas, theksoi zëdhënësi i Kremlinit.

Në përfundim të pesë orëve negociatash në Kremlin, zëdhënësi i Vladimir Putin, Dmitri Peskov njoftoi se presidenti francez dhe kancelarja gjermane janë larguar nga Kremlini dhe janë kthyer në vendet e tyre.

Një bisedë telefonike mes presidentëve rus, francez, ukrainas dhe kancelares gjermane është parashikuar të dielën për të diskutuar për projektplanin e paqes që parashikon t’i japë fund dhjetë muajve luftë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Negociatat kanë qenë kontruktive dhe thelbësore”, deklaroi për gazetarët zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?