Rusi, një grup terrorist tentoi të kryente sulme ku ishin Putin e Vuçiç, financimet nga Turqia

Shërbimet ruse të sigurisë kanë arrestuar 26 persona të dyshuar si të përfshirë në aktivitete terroriste, të cilët po planifikonin të sulmonin Regjimentin e Pavdekshëm në Moskë, aktivitet i zhvilluar dy ditë më parë në Ditën e Fitores kundër nazistëve në Luftën e Dytë Botërore.

Në këtë ceremoni ishte presidenti rus, Vladimir Putin, ai serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Të arrestuarit që po planifikonin sulmin në aktivitet, kishin armë të gatshme për këtë veprim, tha zv/ministri i Jashtëm i Rusisë, Oleg Siromolotov në një intervistë me agjencinë ruse TASS. Ai tha se janë kryer 17 bastisje me të arrestuar më shumë se 20 persona.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nga 21 deri në 24 prill, ne kemi arrestuar 26 terroristë”, shtoi zëvendësministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kur filluam të studionim financimin, kuptuam se ato vinin nga Turqia dhe pastaj shkonim për grupin rezervë në Siberi”, tha ai.

Sipas tij, grupi kishte qendrën nga qytetin e New Urengoy në Siberi.

Syromolotov rikujtoi se në vitin 2017, shërbimet speciale ruse zhvilluan një grup në Shën Petersburg, i cili gjithashtu përgatiti një sulm terrorist përpara aksionit “Regjimenti i pavdekshëm”.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic ka thënë se ai e kishte informacion mbi sulmin e planifikuar terrorist, po shtoi se besonte se asgjë nuk do të ndodhte.

Më shumë se një milion njerëz morën pjesë në aktivitetin e zhvilluar, duke mbajtur fotografi të paraardhësve të tyre të vrarë në Luftën e Dytë Botërore

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?