Rusi-SHBA, akuza për sulm bërthamor të improvizuar

Ministri rus i mbrojtjes akuzoi sërish SHBA se këtë muaj dërgoi dy avionë bombardues nga dy drejtime të ndryshme për të improvizuar një sulm bërthamor ndaj Rusisë.

Akuzat vijnë në një kohë kur tensioni midis Uashingtonit dhe Moskës për Ukrainën ka arritur në nivelet më të larta, me zyrtarët amerikanë që shprehin shqetësime për një sulm të mundshëm rus ndaj fqinjit të saj jugor.

Moska nga ana e saj, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara, NATO-n dhe Ukrainën për sjellje provokuese dhe të papërgjegjshme, duke vënë në dukje furnizimet me armë të SHBA-së për Ukrainën.

SHKARKO APP