Rusia, arrestime të reja për vrasjen e liderit opozitar

Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e politikanit të opozitës ruse Boris Nemtsov. Dy burrat, Anzor Gubashev dhe Zaur Dadayev u arrestuan të shtunën, tha drejtori i Shërbimit të Sigurimit Federal, Alexander Bortnikov duke folur në televizionin kombëtar rus. Presidenti Vladimir Putin u informua për ndalimin e tyre, shtoi ai. Vrasja e politikanit opozitar rus, muajin e kaluar mbi një urë afër Kremlinit tronditi Rusinë.

Ish-zëvendëskryeministri në kohën e Jelcin, Nemtsov 55 vjeç u qëllua për vdekje natën e 27 shkurtit kur po ecte në rrugë me të dashurën e tij. Ai u varros në Moskë të martën. Alexander Bortnikov nuk dha detaje të tjera në deklaratën e shkurtër të bërë në kanalin shtetëror të Rusisë, Channel One. Megjithatë, një burim nga grupi hetimor për zbardhjen e vrajses së Nemtsov, tha për agjensinë e lajmeve Interfax se dy të arrestuarit janë të dyshuarit kryesor për vrasjen, pasi gjurmët e gjetura në makinën e përdorur për ekzekutimin e Boris, çuan në identifikimin e tyre dhe më pas ndalimin nga policia. Presidenti Putin e dënoi publikisht vrasjen dhe bëri thirrje për t’i dhënë fund vrasjeve politike “të turpshme” në Rusi.

Hetuesit rusë kanë dhënë në publik motive të shumta për vrasjen e Boris Nemtsov duke filluar nga marrëdhëniet e tij me biznesin e deri tek një sulm i ekstremistëve islamikë.

SHKARKO APP