Rusia-banorëve të Kievit: Ikni nga shtëpitë, do ketë sulme me precizion të lartë
Rusia ka lëshuar një paralajmërim të fortë për banorët e Kyiv-it, se po përgatitet që të godasë objektivat në kryeqytetin ukrainas. Zyrtarët rusë thanë se forcat e tyre po përgatiten të nisin “sulme me precizion të lartë” kundër “qendrave teknologjike të Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës në Kiev”.
“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve ukrainas të cilët po përdoren nga nacionalistët për të kryer provokime kundër Rusisë, si dhe banorët e Kievit që banojnë pranë stacioneve të transmetimit të largohen nga shtëpia e tyre”, thuhet në deklaratë. Kryebashkiaku i Kyiv-it, paralajmëroi se trupat ruse janë shumë pranë kryeqytetit të Ukrainës, dhe se forcat vendase janë gati për ta mbrojtur atë.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka vënë forcat bërthamore në gatishmëri, duke u ankuar për “deklarata agresive” mbi Ukrainën nga liderët e NATO-s. ”Fjalët e Putinit tingëllojnë si një kërcënim i drejtpërdrejtë i luftës bërthamore”, beson laureati i Çmimit Nobel për Paqe, Dmitry Muratov.
Raundi i parë i bisedimeve mes palëve edhe pse luta vijon, u realizua pranë kufirit mes Bjellorusisë dhe Ukrainës të hënën dhe përfundoi pas 5 orësh pa asnjë rezultat, por të dy palët pranuan të takoheshin sërish. Vendi këtë herë pritet të jetë tjetër, pasi ukrainasit kërkuan ndryshim, duke propozuar Turqinë, Poloninë apo Hungarinë.