Rusia bëhet gati t’i paraqesë OKB-së, vaksinën e saj për Covid-19

Rusia do të paraqesë vaksinën e saj për koronavirusin, Sputnik V të mërkurën në selinë e OKB, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke cituar zëdhënësin e misionit të vendit Fedor Strzhizhovskiy.

Prezantimi, që do të mbahet në një format virtual nga Ministri Rus i Shëndetësisë Mikhail Murashko, do të fillojë në 9:30 të mëngjesit ET, sipas TASS. Gjatë një fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB në shtator, Presidenti rus Vladimir Putin ofroi të furnizonte me Sputnik V personelin e organizatës, falas.

“Ne po ofrojmë të sigurojmë vaksinën tonë, falas, për vaksinimin vullnetar të stafit të OKB dhe zyrave të saj. Ne kemi marrë kërkesa nga kolegët tanë në këtë drejtim, dhe ne do t’u përgjigjemi atyre,” tha Putin në fjalimi i tij

Zëdhënësi i OKB Stephane Dujarric iu përgjigj ofertës së Putinit duke thënë: “Ne e falënderojmë Presidentin Putin për ofertën e tij bujare e cila do të studiohet nga shërbimet tona mjekësore.”

Javën e kaluar, Rusia njoftoi se të dhënat e fundit sugjerojnë se vaksina e saj për koronavirusin është të paktën 91.4% efektive.

Të dhënat e marra 28 ditë pas dozës së parë dhe shtatë ditë pas dozës së dytë treguan se vaksina ishte 91.4% efektive, sipas një njoftimi për shtyp të botuar në llogarinë Sputnik V Twitter.

SHKARKO APP