Rusia: Brexit, fitore e politikave të jashtme të Putinit

Bazuar në rezultatet zyrtare, 52 përqind e britanikëve votuan Brexit, ndërsa 48 përqind kundër. Pas këtij vendimi ka reaguar edhe Rusia përmes disa zyrtarëve të vetë.

Kreu i Dumës për Punët e Jashtme, Aleksei Pushkov tha se “BE nuk do të lejojë më që të bëhet asnjë referendum i tillë, duke parë rezultatin katastro͘k”.

Ndërkohë që Andrei Klepach, zv/drejtori i Bankës shtetërore ruse për Zhvillim tha se “Brexit do të rikthejë shumë investitorë drejt Rusisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Brexit do të destabilizojë euron dhe tregun europian, kjo është një gjë e mirë për ne. Mund të sjellë shumë investitorë të rinj”, tha ai. Ndërkohë që Ministria e Financave në Rusia deklaroi se Brexit nuk sjell asnjë shqetësim serioz për ekonominë ruse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zëdhënësi i partisë LDPR në Rusi, Vladimir Zhirinovsky, e quajti vendimin për Brexit një “akti të madh guximi”. Ndërkohë shumë ekspertë ekonomie në Rusi e cilësuar Brexit, “një fitore të politikave të jashtme të Vladimir Putin”.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin tha se “Pa Britaninë në BE, nuk do të ketë askush që do të mbrojë sanksionet ndaj Rusisë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?