Rusia-Danimarkës: Nëse bëheni pjesë planit të NATO-s, ju sulmojmë me armë bërthamore

Rusia ka kërcënuar hapur Danimarkën, kur ambasadori i saj në Kopenhagen Mikail Vanin deklaroi se vendi i tij do ta sulmojë me armë bërthamore vendin skandinav, nëse ky i fundit pranon të bëhet pjesë e sistemit të mbrojtjes raketore të NATO-s.

Ai tha se një lëvizje e tillë, e cila do të shihej si diçka me prosperitet pr aleancën perendimore, do të përbënte një kërcënim për Rusinë, ndaj vendi duhet të marrë masa paraprake.“Nëse kjo ndodh, luftanijet daneze do të kthehen në shënjestër për raketat bërthamore ruse“, e mbylli fjalën e tij Vanin.I menjëhershëm ishte reagimi i ministrit të Jashtëm danez, Martin Lidegaard, i cili ka dënuar deklarat e ambasadorit rus, ndërsa tha se ky sistem ka për qëllim mbrojtjen dhe jo sulmin.“Kjo është padyshim e papranueshme. Rusia e di shumë mirë se sistemi i mbrojtjes raketore i NATO-s është mbrojtëse. Ne nuk pajtohemi me Rusinë për shumë gjëra të rëndësishme, por është e rëndësishme që toni mes nesh të mbetet sa më pozitiv të jetë i mundur”, tha Lidegaard.

Danimarka së bashku me 11 vende të tjera është bashkëthemeluese e NATO-s në vitin 1949 dhe një anëtarë me rëndësi të madhe jo vetëm në Europën veriore.

SHKARKO APP