Rusia dëbon 60 diplomatë amerikanë dhe mbyll konsullatën
Tani rradhën e ka karta Ruse. 60 diplomatë amerikanë, janë larguar nga Rusi dhe konsullata në Shën Petersburg do të mbyllet. Është ky reagimi pas dëbimit të diplomatëve rusë në më shumë se 23 vende të botës.
Ambasadori amerikan në Moskë, Jon Huntsman, është ftuar në Ministrinë e Jashtme dhe ka dhënë lajmin e zv.ministrit Sergej Ryabkov, tha Lavrov në konferencën për shtyp pas një takimi me të dërguarin e posaçëm të OKB-së për Sirinë, Staffan De Mistura.
Të hënën, Uashingtoni dëboi 48 diplomatë rusë nga misioni dypalësh dhe 12 të tjerë nga misioni i OKB-së. Gjithashtu ata mbyllën konsullatën ruse në Seattle. Kanadaja, Australia dhe një numër aleatësh amerikanë në Evropë kanë dëbuar mbi 90 diplomatë rusë.
Pas reagimit të njejtë kundër SHBA, Moska do të përjashtojë të njejtin numër diplomatësh nga ato vende, tha Lavrov.
Dëbimet filluan më 14 mars, kur Britania e Madhe shpalli 23 diplomatë rusë non grata, duke pretenduar se Moska fshihej pas helmimit të supozuar të ish-spiunit Sergej Skripal dhe vajzës së tij Julia me agjentin kimik “novichok”.
Rusia ka mohuar akuzat dhe kërkoi nga qeveria britanike të siguronte dëshmi. Deri tani, nuk ka pasur asnjë.
KOHA JONË SONDAZH

