Rusia do të mbyllë Wikipedia-n: Armë e armikut, produkt ideologjik dhe i politizuar
Këshilli Presidencial i Rusisë për Zhvillimin e Shoqërisë Civile dhe të Drejtave të Njeriut synon të mbyllë Wikipedia-n, por jo përpara se të zhvillojë një alternativë kombëtare.
”Duhet të krijojmë një alternativë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të mbyllim Wikipedia-n. Nuk po kërkoj ta mbyllim nesër, por padyshim duhet të shkojmë drejt mbylljes së Wikipedia-s, sepse ajo është një produkt ideologjik dhe i politizuar”.
Kështu tha Presidenti Valery Fadeev, i cili denoncoi se platforma është plot me “shtrembërime” në artikujt që lidhen me ngjarje politike apo historike, duke aluduar edhe në seksionin për luftën në Ukrainë, tekst për të cilin Rusia madje e ka denoncuar Wikipedia-n.