Rusia: Do të shkatërrojmë armët e Perëndimit

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët u zotuan të shtojnë furnizimet me armë për Ukrainën, pas ashpërsimit të ofensivës ruse në rajonin lindor të Donbasit. 7 avionë me armë amerikane pritet të nisen drejt Europës gjatë orëve në vazhdim, sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes.

Ato janë pjesë e paketës prej 800 milionë dollarësh që administrata Biden autorizoi javën e kaluar, e ku përfshihen armë të artilerisë së rëndë, helikopterë dhe automjete të blinduara. Por, Moska paralajmëroi se forcat e armatosura ruse do të shkatërrojnë të gjitha ato që i cilëson armë të vjetëruara të Perëndimit në Ukrainë.

”Shtetet e Europës Lindore në NATO duken të kënaqura. Nuk duhet të mendojnë më se si të heqin qafe armët e vjetëruara të epokës sovjetike. Edhe pse premtojnë t’i japin Ukrainës pajisje të reja të nivelit të NATO-s, dërgojnë atje ekzemplarë që nuk arrijnë as të qëllojnë apo lëvizin, duke e ditur se forcat ruse do t’i shkatërrojnë hekurishtet”,-thotë Dmitry Polyansky, zv/ambasadori i Rusisë në OKB.

SHKARKO APP