Rusia do të shtojë sulmet në zonat urbane
Rusia nuk po ndalon me sulmet dhe bombardimet në Ukrainë, në çdo vend të saj. Viktimat janë duke u rritur fatkeqësisht çdo orë.
Inteligjenca britanike ka bërë me dije se Rusia ka mundësi që të vazhdojë sulmet në zonat urbane, kjo si një mënyrë që të kufizojë humbjet e veta tashmë të konsiderueshme.
Po ashtu autoritetet britanike bëjnë me dije se Rusia ka shtuar bombardimet e saj pa dallim ndaj zonave urbane civile gjatë javës së kaluar, pasi ajo rrethoi qytetet e Ukrainës Lindore, por luftoi për të bërë përparim në kapjen e tyre.