Rusia është 70% gati të sulmojë Ukrainën, dhe lufta mund të vrasë 50 mijë njerëz

Sipas zyratëve amerikanë, Rusia ka mbledhur 70% të kapacitetit të nevojshëm ushtarak, kjo për të bërë një pushtim të plotë të Ukrainës. Më shumë se 100 mijë trupa ushtarake ruse ndodhen pranë kufijve të Ukrainës, por Rusia mohon planifikimin e sulmit.

Dy zyrtarë amerikanë i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se kushtet e motit do të favorizojnë Rusinë që të lëvizë pajisje ushtarake nga 15 shkurti e deri në fund të marsit.

Për shkak të temperaturave të ulëta, toka pritet të ngrijë e të ngurtësohet, duke i mundësuar Moskës lëvizjen e shumë pajisjeve të rënda.

Një pushtim i mundshëm i Ukrainës nga Rusia mund të shkaktojë deri në 50 mijë vdekje. Kriza vjen 8 vite pasi Rusia aneksoi nga Ukraina gadishullin e Krimesë.

SHKARKO APP