Rusia fiton ndaj SHBA-së, Biden: Nuk do të dërgojmë raketa në Ukrainë

Rusia duket se ka fituar ndaj SHBA-së, edhe pse ka 100 ditë që shkatërron Ukrainën. ”Shtetet e Bashkuara nuk do ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të raketave me rreze të gjatë veprimi, të cilat do të mund të arrinin në territorin e Rusisë”, tha presidenti Joe Biden.

Zv/kryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, theksoi se vendimi i Uashingtonit për të mos dërguar këto sisteme raketash në Ukrainë, ishte vendim “racional”.

Sistemi MLRS mund të lëshojë breshëri raketash qindra metra larg. Qeveria ukrainase i ka bërë thirrje Perëndimit që t’i ofrojë armë me rreze të gjatë veprimi, në mënyrë që të mposhtë Rusinë, e cila nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?