Rusia i kërkon SHBA ndërrimin e sanksioneve me drejtimin e ISS-së
Moska kërkon që sanksionet amerikane të hiqen ndaj kompanive ruse në këmbim të menaxhimit amerikan të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar (ISS), pas vitit 2025.
“Nëse bashkëpunojmë, atëherë sanksionet duhet të hiqen menjëherë, dhe Rusia do të mbështeste menaxhimin amerikan të ISS-së”, theksoi shefi i agjencisë hapësinore ”Roskosmos”, Dmitry Rogozin, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.
Moska kohët e fundit vuri në dyshim nëse do të vazhdojë të marrë pjesë në menaxhimin e ISS-së pas vitit 2025.
Rogozin tha në prill se Rusia ka filluar ndërtimin e stacionit të saj hapësinor.
Disa kompani ruse të hapësirës i nënshtrohen sanksioneve të SHBA-së, të vendosura për shkak të mbështetjes së Moskës për separatistët ukrainas.
Departamenti i Mbrojtjes i SHBA gjithashtu tha se nuk dëshiron më të përdorë raketa ruse për të lëshuar satelitë.
”Roskosmos” gjithashtu u ankua se sanksionet nënkuptojnë që kompanitë ruse po humbasin në tregun ndërkombëtar.
”Nëse Uashingtoni mban sanksionet, ai është përgjegjës për tërheqjen e Rusisë nga ISS”, tha Rogozin në një seancë në Duma.