Rusia i përgjigjet BE-së me të njëjtën monedhë, dëbon 18 diplomatë

Moska ka shpallur “non grata” 18 diplomatë të Bashkimit Europian në Rusi. Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme ruse, diplomatët e BE dhe anëtarët e stafit do të duhet të largohen nga Rusia brenda një kohe shumë të shkurtër. Në muajin mars, Irlanda, Belgjika, Holanda dhe Çekia ndërmorën një vendim të koordinuar për të dëbuar 43 diplomatë rusë nën akuzën e spiunazhit. Për këtë arsye, Rusia premtoi se do të kundërpërgjigje në të njëjtën monedhë.

SHKARKO APP