Rusia i shkatërron Ukrainës dhe linjat e internetit
Rusia ka nisur një sulm të paprecedentë ndaj Ukrainës në ditët e fundit që ka si synim të dëmtojë rrjetet e furnizimit me energji dhe infrastrukturën jetësore. Një tjetër objektiv i raketave ruse ka qenë dhe linja e internetit.
Shumë rajone në Ukrainë raportojnë se gjatë orëve të fundit kanë pasur probleme për t’u lidhur në rrjet dhe kjo pikërisht për shkak të sulmeve me raketa.
Të dhënat bëhen publike nga NetBlocks, e cila konfirmon se problemet më të mëdha regjistrohen në rajonet e Chmelnyckyj e Mykolaiv, ku të paktën 27-28% e popullsisë e kanë të pamundur të aksesojnë në rrjet.