Rusia kërcënon Danimarkën me sulme

Rusia ka kërcënuar se do të sulmojë luftanijet daneze me raketa bërthamore, nëse Kopenhaga i bashkohet sistemit të mbrojtjes raketore të NATO-s.

Ambasadori rus në Danimarkë, Mikhail Vanin, i ka thënë gazetës daneze Jyllands-Posten se bashkimi me sistemin raketor është kërcënim për Rusinë, raporton REL.

Ministri i Jashtëm danez, Martin Lidegaard, ka thënë se deklaratat e Vaninit janë të papranueshme dhe se Rusia e di mirë se mbrojtja raketore e NATO-s nuk është kundër saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

NATO ka thënë se mburoja raketore ka për qëllim mbrojten nga vendet si Irani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë projekt, rolin më të madh janë duke e luajtur Polonia dhe Rumania.

Ndaj deklaratave të ambasadorit rus në Kopenhagë ka reaguar edhe NATO-ja.

Zëdhënësja Oana Lungescu ka thënë se ato nuk i kontribuojnë paqes ose stabilitetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?