Rusia kërcënon Serbinë me ndërprerje të furnizimit me gaz

Gazeta e përditshme Danas raportoi të premten se Rusia po ul furnizimin me gaz me 28 për qind si pasojë e një borxhi të pashlyer prej 200 milionë dollarësh.

Kryeministri Aleksandar Vucic i tha gazetarëve të premten se Serbia do të zgjidhë të gjitha problemet në lidhje me borxhin për gazin me Moskën.

“Nuk do të ketë probleme. Qytetarët e Serbisë nuk kanë pse të shqetësohen. Ne do të jemi në gjendje të kapërcejmë problemet potenciale mbi formën e ripagesave dhe afateve kohore me partnerët tanë rusë,” tha Vucic të premten, raporton BIRN.

Swiss Digital Desktop Reklama

Danas tha se presidenti Vladimir Putin i Rusisë dhe kryeministri i Serbisë Vucic nuk kishin arritur marrëveshje mbi ripagesat gjatë vizitës së profilit të lartë të Putinit në Beograd në mes të tetorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zorana Mihajlovic, zëvendëskryeministre dhe ministre e Ndërtimit tha se Banatski Dvor – rezervuari kryesor i gazit në vend qe “tërësisht plot dhe Serbia mund ta përdori këtë gaz. Siguria energjetike është në një nivel aktualisht sa plotëson nevojat e Serbisë,” tha Mihahlovic për një televizion.

Ajo shtoi se ndërsa Serbia i detyrohej Rusisë rreth 200 milionë dollarë për gazin, Beogradi qe gati të paguante 100 milionët e para sëshpejti.

Ministrja tha se çështjet mund të zgjidhen deri javën tjetër, kur një delegacion i Serbisë do të vizitojë Moskën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?