Rusia kërkon bisedime ushtarake me SHBA-të për Sirinë
Uashingtoni po merr në konsideratë një ofertë nga Moska për bisedime SHBA-Rusi në nivel ushtarak për të diskutuar mbi konfliktin në Siri dhe rolin në rritje të Rusisë atje.
“Ne jemi duke e vlerësuar”, tha sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
“Shtëpia e Bardhë, Departamenti i Mbrojtjes dhe Departamenti i Shtetit po diskutojnë hapat e ardhshëm për të përcaktuar mënyrën më të mirë përpara, në mënyrë që të ketë një qartësi në lidhje me këtë rrugë”, shtoi ai.
Vendet perëndimore janë të shqetësuara në lidhje me ndihmën ushtarake ruse dhe forcat e mundshme ruse në luftime, në mbështetje të presidentit sirian, Bashar al-Asad, një aleat i Moskës.
“Rusia thotë në mënyrë specifike se është fokusuar në luftën kunder Shtetit Islamik. Tani, natyrisht që ka pikëpyetje serioze në lidhje me këtë”, tha Kerry.
“Ne shohim tipat e avionëve apo llojin e municioneve e kështu me radhë dhe kjo padyshim ngre shumë pyetje serioze në lidhje me atë që po ndodh në Siri”, tha Kerry.