FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rusia kërkon largimin edhe të 50 diplomatëve të tjerë britanikë

Largoni diplomatët, kërkon Moska. Shkallëzim i ri në grindjen mes Londrës e Moskës për sulmin me gaz nervor kundër ish-agjentit të dyfishtë rus, Sergej Skripal dhe vajzës së tij.

Rusia i ka kërkuar Britanisë së Madhe të largojë edhe 50 diplomatë të tjerë britanikë, bën të ditur zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Sacharova të shtunën për agjencinë e lajmeve, Reuters.

Njoftimi i është dhënë ambasadorit britanik, Laurie Bristow të premten në Moskë. Qeveria britanike duhet të vendosë tani, se cilët përfaqësues të shërbimit diplomatik apo administrativ duhet të largohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme britanike e cilësoi veprimin jashtëzakonisht për të ardhur keq. Qeveria ruse reagoi me këtë pas dëbimit të shumë diplomatëve rusë nga më shumë se 20 vende perëndimore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeveria në Londër akuzon Rusinë, se qëndron pas sulmit me gaz nervor në fillim të muajit në Britaninë e madhe. Rusia e mohon të ketë përfshirje. Ky vend ka kërkuar të kontaktojë vajzën e Skripal, si qytetare ruse./dw/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?