Rusia kërkon mbështetjen e botës arabe: Mbajmë premtimet për grurin

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov do t’i drejtohet Ligës Arabe gjatë vizitës në Egjipt, ku ka selinë e saj në kryeqytetin Kajro. Ai kërkon mbështetje pas zemërimit ndërkombëtar për luftën në Ukrainë.

Lavrov zhvilloi bisedime në Kajro me homologun e tij egjiptian, Sameh Shoukry, ku sipas agjencive ruse, mësohet se Rusia do ti qëndrojë angazhimeve të saj për eksportin e produkteve bujqësore, pavarësisht nëse kufizimet e aplikuara ndaj Moskës do të hiqen apo jo.

Egjipti ka lidhje të rëndësishme me Rusinë, e cila furnizon grurë, armë dhe deri në fillimin e pushtimit të Ukrainës, një numër të madh turistësh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?