Rusia “krenohet” me fabrikën e prodhimit në masë të vaksinës së saj, edhe pse rusët janë skeptik ndaj Sputnik V

Dekada më parë, shkencëtarët sovjetikë hulumtuan për armë biologjike në një vend në Volginsky, rreth 70 milje në lindje të Moskës. Tani, ky vend po përdoret për të prodhuar në masë një vaksinë që synon mbrojtjen e njerëzve në të gjithë botën nga koronavirusi.

CNN fitoi akses ekskluziv në strukturë, tani shtëpia e Generium Farmaceutike, e cila është kontraktuar për të rritur prodhimin e vaksinës ruse kundër Covid-19, Sputnik V.

Çdo hap në procesin e prodhimit duhej të projektohej dhe kalibrohej me kujdes, përfshirë sistemet e gjera të filtrimit të ujit, për të prodhuar në masë vaksinën e re.

“Tani, ne po prodhojmë disa miliona doza çdo muaj dhe shpresojmë të marrim një sasi edhe më të lartë, ndoshta si 10 ose 20 milion në muaj,” i tha CNN Dmitry Poteryaev, zyrtari kryesor i shkencës në Generium.

Por kërkesa midis rusëve për Sputnik V deri më tani është shumë më pak entuziaste.

Rusia është një vend me një nga numrat më të lartë të infeksioneve Covid-19 në botë – më shumë se 4.1 milion raste. Por gjithashtu ka një nga nivelet më të larta në botë të hezitimit për të marrë vaksinat. Një sondazh i fundit, nga Qendra e pavarur Levada, tregoi se vetëm 38% e rusëve janë të gatshëm të vaksinohen.

Ekzistonte skepticizëm i gjerë i hershëm rreth Sputnik V, i cili mori emrin nga sateliti i parë në botë i lëshuar nga Bashkimi Sovjetik në 1957, duke filluar garën hapësinore me Shtetet e Bashkuara. Kritikët thonë se “vaksina e Putinit” u krijua për të qenë një tjetër faktor në garën globale për të projektuar fuqinë e Kremlinit, pavarësisht sa efektive ose e sigurt ishte.

Por rezultatet e provave në shkallë të gjerë njerëzore, të botuara dhe të rishikuara nga kolegët në revistën prestigjioze mjekësore Lancet në fillim të këtij muaji treguan një efikasitet mbresëlënës prej 91.6% për vaksinën.

Megjityhatë, teoritë e konspiracionit anti-vaksinë janë duke u përhapur në internet dhe shikohen nga miliona në Rusi, sipas grupeve të monitorimit. Alexander Arkhipova, një antropolog social në një universitet shtetëror të njohur si RANEPA, i tha CNN se shumë rusë kanë një tendencë kulturore për të mos i besuar institucionit mjekësor, i cili shihet si i kontrolluar nga qeveria, duke u përzier në jetën private të njerëzve.

Burimi: CNN – SCAN

SHKARKO APP