FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rusia kritikon presidentin amerikan: Na ka kthyer në retorikën e Luftës së Ftohtë

Moska zyrtare ka kritikuar presidentin amerikan Donald Trump, për shkak të paralajmërimit për të anuluar marrëveshjen dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kubës, raporton Anadolu Agency.

“Me këto veprime dhe sulme verbale mbi zyrtarët kubanezë, presidenti amerikan Trump na sjell përsëri në retorikën e harruar të Luftës së Ftohtë”, thuhet në deklaratë të Ministrisë së Jashtme ruse.

Në kumtesë thuhet se është i nevojshëm diskursi i bashkëpunimit dhe i zhbllokimit të Kubës dhe se paralajmërimet e Trumpit nuk mund të sjellin dobi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht premtimeve parazgjedhore se do të punojë për të përmirësuar marrëdhëniet amerikano-ruse, pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Trump nuk ka bërë ndonjë ndryshim në politikën e jashtme ndaj Moskës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Javën e kaluar, Senati amerikan miratoi një vendim për zbatimin e sanksioneve të reja kundër Rusisë.

Rusia mban marrëdhëniet tradicionalisht të mira me Kubën, për çka në mars të këtij viti nënshkroi një marrëveshje për transportin detar të naftës nga Rusia në Kubë, që ishte pezulluar për më shumë se një dekadë.

Në përputhje me premtimet parazgjedhore për një qëndrim më të rreptë ndaj Kubës, presidenti amerikan, Trump ka vendosur të fus kufizime të rrepta mbi udhëtime në Kubë dhe kufizojnë tregtinë me ushtrinë kubane.

Ai tha se anulon “marrëveshjen e tmerrshme dhe të gabuar”, që paraardhësi i tij, Barack Obama e arriti me Havanën zyrtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?