Rusia lëshon katër raketa balistike nënujore

Flota ruse ka lëshuar katër raketa balistike nga pjesa nënujore e Detit të Bardhë.

Është hera e parë që katër raketa hidhen njëkohësisht nga një anije që përdoret për ushtrime, e cila është më e madhja në llojin e saj që nga Lufta e Ftohtë.

Sipas agjensisë së lajmeve TASS, nëndetësja bërthamore Yuri Dolgoruky ka testuar me sukses këto raketa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pamjet janë publikuar nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë që tregojnë raktetat duke dalë nga uji. “Ata synonin disa zona në rajonin Kura në Lindjen e Largët”, tha një njoftim për shtyp.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëndetësja që mund të jetë e armatosur dhe me raketa lundrimi ka një vëllim prej 140 mijë ton, është 160 metra e gjatë dhe 13 metra e gjerë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?