Rusia lëshon raketën hipersonike “Oreshnik” pranë NATO-s dhe BE-së

Ushtria ruse tha se kishte lëshuar raketën hipersonike Oreshnik ndaj një objektivi në Ukrainë, si kundërpërgjigje ndaj sulmit të pretenduar me dronë kundër një prej rezidencave të Putinit muajin e kaluar. Kjo është hera e dytë që Rusia përdor raketën me rreze të mesme Oreshnik, për të cilën shefi i Kremlinit ka thënë se është e pamundur të interceptohet dhe se ka shpejtësi dhjetë herë më të madhe se ajo e zërit. Raketa është në gjendje të mbajë testata bërthamore dhe, sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Rusi, është përdorur për të goditur infrastrukturë kritike në Ukrainë.

Ministria e Mbrojtjes raportoi se kishte përdorur raketa me rreze të gjatë veprimi, me precizion të lartë, si dhe sistemin më të fundit Oreshnik. Objektet u shënjestruan gjithashtu nga dronë luftarakë. U goditën fabrikat që kishin prodhuar dronët e përdorur kundër rezidencës së presidentit rus. Për më tepër, u shkatërruan objektet energjetike që punonin për Forcat e Armatosura të Ukrainës. Ministria e Mbrojtjes paralajmëron se asnjë sulm terrorist nga regjimi i Kievit nuk do të mbetet pa përgjigje.

Ukraina e konfirmoi sulmin, duke thënë se ai kishte ndodhur në perëndim të vendit, pranë kufirit me Bashkimin Europian. Sipas ministrit të Jashtëm në Kiev, raketa Oreshnik, e cila iu afrua shumë kufirit me BE-në dhe NATO-n, ka kërcënuar rëndë sigurinë europiane dhe u kërkoi partnerëve të shtojnë presionin ndaj Moskës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?