Rusia mbylli rrjetet sociale, por Telegram kthehet në trend

Pasi Rusia mbylli platforma të mëdha si Twitter, Facebook dhe Instagram, por Telegram është aktualisht rrjeti social kryesor i përdorur nga qytetarët rusë. Aplikacioni u shkarkua rreth 4.4 milionë herë në vend që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

“Telegrami është i vetmi vend në Rusi ku njerëzit mund të shkëmbejnë lirisht mendime dhe informacione, megjithëse Kremlini ka punuar shumë për të depërtuar edhe në këtë platformë”, thotë Ilya Shepelin, një gazetare e cila punon për stacionin televiziv të pavarur “Rain”.

Autoritetet atje bllokuan aksesin në shumë rrjete sociale në mënyrë që të kontrollohej përmbajtja që shpërndahej.

SHKARKO APP