Rusia në alarm, një i prekur në administratën e Putinit

Duket se Rusia nuk është e qetë pasi një person në administratën e Presidentit Vladimir Putin është i infektuar me Covid-19. Lidhur me këtë situatë, qeveria ka vendosur se masat që janë marrë për të luftuar virusin vdekjeprurës, do të shpërndahen në të gjithë vendin. Numri i të prekurve është rritur me një të tretën brenda 24 orëve, duke e çuar totalin në 1036. Katër persona kanë vdekur deri tani.

Nga ana tjetër, Kremlini thotë se po merr masa për ta ndaluar përhapjen, pasi u prek edhe një pjesëtar i administratës. Personi nuk ka kontaktuar me Putinin por zyrtarët rusë kanë parapëlqyer të mos e identifikojnë. Moska do t’i mbyllë të gjitha lokalet dhe restorantet këtë fundjavë, bashkë me dyqanet, përveç atyre që shesin ushqim dhe ilaçe. Ndërsa fluturimet janë anuluar deri më 5 prill.

Numri i të infektuarve në të gjithë botën tani është më shumë se gjysmë milioni, 558.000 të prekur. Të vdekurit janë 25.251. Spanja ka lënë pas Kinën për numrin e të vdekurve, duke u bërë e dyta në botë pas Italisë. Të dyja vendet e Europës Jugore kanë nivelin më të lartë të vdekshmërisë në këtë pandemi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?