Rusia: Nuk është fillimi i luftës, por parandalimi i konfliktit global
Rusia nuk e quan fillim lufte bombardimin e Ukrainës, por parandalimin e një konflikti global. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova thotë se operacioni i posaçëm, siç u quajt edhe nga Putin, po kryhet për të mbrojtur popullin e Donbasit dhe për të çmilitarizuar Ukrainën. “Nuk është fillimi i luftës, por fundi i saj në Donbas”, tha Zakharova.
Si nisi pushtimi i Ukrainës?
1-Në një fjalim televiziv në orën 05:55 të mëngjesit me orën e Moskës, Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi një “operacion ushtarak” në krahinën lindore të Ukrainës, Donbas.
2-Putin tha se Rusia po vepronte për vetëmbrojtje. Ai u bëri thirrje ushtarëve ukrainas të dorëzonin armët. Çdo ndërhyrje nga fuqitë e huaja kundër Rusisë do të ketë përgjigje të menjëhershme.
3-Kievi thotë se Rusia ka goditur me predha infrastrukturën ukrainase. Gjithashtu, thotë se ka rrëzuar disa avionë luftarakë rusë, deklaratë që mohohet nga Moska.
4-Në Kiev janë krijuar radhë të gjata me makina që duan të largohen nga kreyqyteti. Banorë të tjerë kanë kërkuar strehë në metro.
5-Ukraina ka shpallur ligjin Marshall. Ministri i Jashtëm, Dmytro Kubela, ka bërë thirrje për sanksione shkatërruese, përfshi edhe përjashtimin e Rusisë nga sistemi swift i transfertave bankare.
6-Çmimi i naftës u rrit në 100 dollarë për fuçi, për herë të parë në 7 vite. Monedha ruse, rubla, pësoi zhvlerësimin më të madh ndonjëherë kundër dollarit dhe euros.