Rusia padit Francën
Ministri i Mbrojtjes së Rusisë Sergey Shoygu është shprehur se shteti i tij do të çojë çështjen në gykatën ndërkombëtare në rast se Franca nuk dorëzon anijen luftarake sipas marrëveshjes brenda 6 muajsh, raporton Anadolu Agency (AA).
Sergey Shoygu ka thënë se do ti qendrojnë besnik marrëveshjes me Francën. Ai dha detaje mbi hapat që do të ndiqen dhe shtoi se së pari do të pyetet arsyeja e mos dorëzimit dhe më pas brenda 6 muajsh çështja do të dërgohet ne gjykatën ndërkombëtare.
Ai tha se hapi i parë është hedhur tashmë dhe se pasi të marrin një përgjigje mbi arsyet e vonesës ata do të përgatiten për hapat e tjerë.
Sipas një marrëveshjeje të nënshkruar në vitin 2012 Frannca do të prodhonte një anije luftarake me kapacitet për mbajtjen e dy helikopterëve ushtarakë
Sipas marrëveshjes njëra nga anijet Mistral do të dorëzohej në vitin 2014 ndërsa tjetra në vitin 2015 por pas krizës së Ukrainës Franca mori një vendim për rishikimin e marrëveshjes për anijet në fjalë. Nga ana tjetër SHBA-ja prej kohësh i bën presion Francës që të mos dorëzojë anijet me një vlerë 1.2 miliardë Euro.
KOHA JONË SONDAZH

