Rusia pas shpalljes “non-grata” të dy diplomatëve në Kosovë: S’kanë lidhje me organet e shtetit “të vetëshpallur”

Zv/ministrja ruse e Punëve të Jashtme, Maria Zakharova ka reaguar pas vendimit të Kosovës për të shpallur “non-grata” dy diplomatë rusë, duke thënë se dëbimi i tyre nuk do të sjellë pasoja për statusin e tyre ligjor. “Vendimi i administratës së Prishtinës, nuk do të ketë asnjë pasojë ligjore mbi diplomatet rusë”.

Sipas Zakharova, diplomatët e dëbuar nuk kanë asnjë lidhje me asnjë organ të Kosovës, pasi ata janë të akredituar nga UNMIK. Kujtojmë këtu që Rusia ende nuk e ka njohur shtetin e Kosovës.

Rusia i ka bërë thirrje misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK dhe forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, i njohur si KFORI të reagojnë lidhur me këtë veprim si dhe të ofrojnë siguri për zyrën e përfaqësimit rus në vend.

SHKARKO APP