Rusia përgjigjet si SHBA-ja, dëbon 10 diplomatë nga Moska
Një situatë e egër ka mbërthyer SHBA dhe Rusinë. Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov deklaroi këtë të premte se Moska do të dëbojë 10 diplomatë amerikanë në kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të vendosura nga SHBA.
Gjithashtu Lavrov tha se Moska do të vendosë tetë zyrtarë amerikanë në listën e saj të sanksioneve dhe do të ndalojë aktivitetet e organizatave joqeveritare amerikane të ndërhyjnë në politikat e Rusisë.
Ai shtoi se Rusia ka mundësi të marrë “masa të dhimbshme” kundër bizneseve amerikane në Rusi, por nuk do ta bëjë menjëherë këtë. Kjo lëvizje vjen pas një sërë sanksionesh të reja ndaj Rusisë u vendosen këtë javë nga administrata e Biden.