Rusia po përgatit planin që ta lërë pa bukë Ukrainën dhe botën
Forcat ruse sipas Ukrainës zyrtare, kanë nisur luftë sistematike në dëmtimin e makinerisë agrikulturore në Ukrainë. Për ta Rusia po planifikon ta lë pa bukë Ukrainën, dhe jo vetëm atë.
“Pushtuesit qëllimshëm po i dëmtojnë makinerinë agrikulturore të Ukrainës. Raste të veprimeve të tilla sistematike janë regjistruar në Brovarsky, në rajonin e Kyivit”, thonë nga Inteligjenca e Mbrojtjes ukrainase.
Veprimet e tanishme të forcave ruse mbi agrikulturën ukrainase, kanë si për qëllim dëmtimin dhe rrezikimin e të mbjellave të periudhës së pranverës.