Rusia po tërheq ushtarët? NATO mosbesuese, Ukraina: Besoni atë që shihni
NATO është spektike për lajmet se trupat ruse po tërhiqen. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se një de-përshkallëzim i vërtetë do të nënkuptonte një tërheqje të konsiderueshme të trupave dhe pajisjeve ushtarake ruse nga zonat kufitare me Ukrainën.
“Rusia ka grumbulluar një forcë luftarake në dhe rreth Ukrainës, e paprecedentë që nga Lufta e Ftohtë. Por Rusia ka ende kohë të tërhiqet nga pragu, të ndalojë përgatitjen për luftë dhe të fillojë të punojë për një zgjidhje paqësore. Ka shenja nga Moska se diplomacia duhet të vazhdojë. Kjo jep bazë për optimizëm të kujdesshëm. Por deri më tani nuk kemi parë asnjë shenjë të de-përshkallëzimit në terren nga pala ruse”, tha Stoltenberg.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka thënë se Rusia duhet të tërheqë të gjitha forcat e saj të mbetura në kufi. “Ne kemi një rregull: mos besoni atë që dëgjoni, besoni atë që shihni. Kur të shohim një tërheqje, ne do të besojmë në një de-përshkallëzimi”. Kuleba shtoi se rruga diplomatike që Ukraina po ndiqte me aleatët e saj, po punon për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.