Rusia pretendon se e ka zbuluar një ilaç për trajtimin e koronavirusit
Autoritetet ruse të shtunën kanë pretenduar se e kanë krijuar një ilaç për trajtimin e koronavirusit. Ky ilaç është i bazuar në ilaçin që përdoret kundër Malaries, Meflokuinë.
Përmes një deklarate, Agjencia Federale Ruse e Biomjekësisë tha se ky ilaç e parandalon shumimin e virusit në qeliza dhe si rezultat i kësaj e ndalon procesin inflamator që shkaktohet nga koronavirusi.
Veronika Skvortsova, udhëheqëse e kësaj agjencie, tha se Meflokuina duhet të kombinohet me antibiotikë për ta arritur efektin maksimal dhe për ta mundësuar praninë më të madhe të agjentëve antiviralë në plazmën e gjakut dhe në mushkëri.
“Kjo do të sigurojë trajtim efektim të pacientëve me shkallë serioze të infektimit me koronavirus”, tha Skvortsova, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.
Të shtunën, qeveria ruse njoftoi për 228 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar n2 1264 numrin e përgjithshëm të të infektuarve. Deri më tani, nga koronavirusi në Rusia kanë vdekur gjashtë persona.
Si pjesë e masave për parandalimin e përhapjes së sëmundjes, Rusia e ka ndaluar hyrjen e të huajve në territorin e saj dhe i ka anuluar të gjitha fluturimet ndërkombëtare.
Autoritetet ruse gjithashtu janë duke e shqyrtuar mundësinë e kufizimit të lëvizjes edhe brenda vendit.