Rusia pushton Ukrainën me mercenarë sirianë/ Zelensky: Bomba, raketa e tashmë luftëtarë të tjerë?
Lufta ruse në Ukrainë ka të përfshirë edhe mercenarë, që po vijnë nga Siria në emër të presidentit Vladimir Putin. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar për këtë zhvillim.
Për të jo vetëm raketat e bombat, por tanimë i duhet të përballen edhe me mercenarë sirianë. “Raketat, bombat, artileria dhe tani mercenarë sirianë. Ata do të vdesin në tokë të huaj, kjo është e gjithë ajo që do të ndodhë”.
Rusia tha se mercenarë nga Lindja e Mesme i janë bashkuar luftës së tyre në Ukrainë. Një hap të ngjashëm ka ndërmarrë edhe Ukraina, që ka krijuar një njësi speciale të quajtur legjioni i të huajve, me ushtarë mercenarë të ardhur nga e gjithë bota.