Rusia: Putin pranoi ftesën për të vizituar Pekinin në tetor
Presidenti rus Vladimir Putin ditën e sotme zyrtarisht pranoi një ftesë për të vizituar Kinën në tetor, raportoi gazeta Vedomosti.
Kjo do të jetë vizita e parë e Putinit jashtë vendit që nga marsi, kur Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për të për transportimin me forcë të fëmijëve nga Ukraina në Rusi, një akuzë që Kremlini e mohon.
Putin priti sot ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi, me të cilin zhvilloi bisedime në Shën Petersburg.
Dje, Nikolai Patrushev, sekretar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha se Putin do të takohet në tetor në Pekin me presidentin kinez Xi Jinping, me të cilin do të zhvillojë bisedime.
“Në tetor, ne presim me padurim bisedimet dypalëshe të detajuara midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit kinez Xi Jinping në Pekin,” tha Patrushev në një takim në Moskë me diplomatin më të lartë të Kinës, Wang Yi.
Në Pekin, Putin do të marrë pjesë në një forum mbi iniciativën e Kinës “Belt and Road”, sipas Patrushev.