FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rusia: Të shqetësuar për bombardimet turke në Siri, të respektohet integriteti territorial

Placeholder Image

Rusia ka shprehur shqetësime lidhur me operacionin ushtarak turk kundër milicive kurde në rajonin sirian të Afrin. Moska u bëri thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje, duke shtuar se ishte “duke vëzhguar nga afër” situatën.

Fillimi i “Operacionit Dega e Ullirit” nga Ankaraja kundër milicive kurde që kontrollojnë rajonin sirian të Afrin ka ngritur shqetësime të thella në Rusi, tha të shtunën Ministria e Jashtme.

Moska u kërkoi të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje dhe të respektojnë integritetin territorial të Sirisë, duke theksuar rëndësinë e përqendrimit të përpjekjeve ndërkombëtare në procesin e paqes në vend pasi forcat kryesore të të ashtuquajturit Shtetit Islamik janë shtypur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më parë të shtunën, kryeministri turk Binali Yildirim konfirmoi se avionët bombarduan objektivat në Afrin dhe se tetë aeroplanë F-16 u përfshinë në operacion.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Prej këtij momenti, forcat tona të armatosura kanë nisur ofensivën ajrore për të eliminuar elementët e PYD dhe PKK dhe [Shtetit Islamik] në Afrin,” tha Yildirim.

Zyrtari i lartë kurd, Hevi Mustafa, tha se avionët turq kishin goditur zonat e banimit të Afrin, duke detyruar njerëzit të strehoheshin brenda shtëpive të tyre dhe në strehimore, sipas Reuters. Ai tha se disa njerëz të plagosur kishin ardhur në spitalet lokale për trajtim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?