Rusia tejkalon 1 milion raste me koronavirus, 4,729 të infektuar në 24 orët e fundit
Bota E Martë, 1 Shtator 2020 11:03
Rusia ka tejkaluar në 1 milion numrin e rasteve me koronavirus.
Lajmi bëhet i ditur nga CNN.
Në 24 orët e fundit janë identifikuar 4,729 persona të infektuar, ndërsa në total numri i rasteve është 1.000.048. Sakaq, numri i personave që kanë humbur jetën është 17,299.
Sipas të dhënave, Rusia renditet ndër vendet më të goditura nga COVID-19, pas Shteteve të Bashkuara, Brazili dhe India.