Rusia tregon “dhëmbët” në Sheshin e Kuq
Rusia shënoi me një paradë ushtarake 76-vjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste, që i dha fundin edhe Luftës II Botërore në Europë.
Parada filloi me parakalimin e këmbësorisë që mbante flamurin rus dhe atë të fitores, të njëjtën banderolë që forcat ruse valëvitën në maj të 1945-ës mbi parlamentin gjerman, Rajshtagun.
Presidenti Vladimir Putin, veteranë lufte dhe të ftuar ndoqën paradën e mbi 12 mijë trupave, 190 mjeteve dhe 76 avionëve e helikopterëve.
Rusia ka hequr thuajse çdo masë kufizuese për parandalimin e sëmundjes infektive, por shumica e rajoneve i ndalojnë grumbullimet masive të njerëzve, për të evituar përhapjen e infeksionit që ka vrarë deri tani mbi 110 mijë rusë.